Një 58-vjeçar është gjetur i pajetë mesditën e kësaj të premteje në një rrugë në qytetin e Bilishtit.
Burimet për mediat bëjnë me dije se 58 vjeçari, i indetifikuar si Edmond Çeka dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqet natyrale dhe si pasojë e temperaturave të ulëta pasi mund të ketë qenë duke ecur përgjatë kësaj rruge.
Nga hetimet e kryera nga policia, konstatojnë se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune. Ndërsa policia është duke vazhduar hetimet për informacione më të detajuara.
Sondazh
Poll