Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Terrori i mikrokredive, debati i Shehajt me Sejkon: Janë marrë peng 100 mijë shqiptarë, Banka e Shqipërisë është përgjegjëse

Shkruar nga Newsbomb
Terrori i mikrokredive, debati i Shehajt me Sejkon: Janë marrë peng
Fotomontazh: Agron Shehaj dhe Gent Sejko

Mes debateve u zhvillua këtë të martë seanca në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, ku ishte thirrur për të raportuar lidhur me skandalin e mikrokredive, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

I pranishëm në këtë seancë ishte edhe deputeti Agron Shehaj i cili pa çka se fjala iu ndërpre disa herë nga kryetari i këtij komisioni, Eduard Shalsi, i drejtoi disa pyetje guvernatorit në lidhje me normat e larta të interesit që këto kompani kanë si dhe “skemën” që ndjekin për zhvatjen e mijëra qytetarëve.  

Shehaj iu drejtua Sejkos duke i thënë se 100 mijë qytetarë janë “marë peng” nga këto “biznese kriminale” të cilat janë të lincensuara dhe monitoruara nga Banka e Shqipërisë.

“Ju i jepni të drejtë MCA-së ta marrë peng qytetarin? Si mund të thoni që ai ia kishte. Po, ia kishte. Është e drejtë që t’i thotë “më ke 10 milionë lekë, unë të bllokoj shtëpinë. S’do të bllokoj shtëpinë? Hajde bëj një kredi tjetër me kushtet që të them unë”. Sepse kur unë të ,mbaj shtëpinë peng, mund të aplikoj çdo lloj kushti, nuk kanë më të drejtë ata të zgjedhin. Kjo do të thotë të mbahen peng. Dhe për mbajtjen peng të 100 mijë qytetarëve, Banka e Shqipërisë është përgjegjëse! Nuk ka bërë detyrën”, tha Shehaj ndër të tjera.

Mirëpo, këto të vërteta të Shehajt sollën dhe debate në komision të cilat e detyruan Shalsin të paralajmërojë disa herë deputetin se do ta përjashtonte.

“Zotit Shehaj mos i jepni përgjigje të lutem. Zotit Shehaj i tërheq vërejtje për ndërhyrjet e parregullta në Komision”, këto ishin dhe fjalët e përdorura më së tepërti nga kryetari i Komisionit, Eduart Shalsi, kundrejt deputetit Shehaj.

Pjesë nga debati:

Shehaj: 100 mijë qytetarë shqiptarë, që merren peng, se ishin marrë peng! Janë marrë peng! Janë marrë peng nga një biznes kriminal, të licencuar dhe monitoruar nga Banka e Shqipërisë, nuk meritonte të pezullohej menjëherë? Ju e latë 4 vjet.

Faktet tregojnë që kemi të bëjmë me aktivitet kriminal, ku kemi një kompani e cila bën gjithçka, të merr në telefon, e merr në telefon qytetarin edhe i thotë: Më ke 10 milionë lekë, do vish ta paguash apo të të bllokoj shtëpinë?

Sejko: Ia ka apo jo?

Shehaj: Po, ia ka! Po çfarë do të thotë kjo? Kjo është një arsye për ta marrë peng? Kjo është një arsye për ta marrë peng, meqënëse po më pyesni ia ka apo nuk ia ka? Për çfarë jemi këtu, për t’i dënuar apo për t’i mbrojtur që mos të merren peng? Pse një qytetar nuk mund të marrë, gaboi, i duheshin, nuk ka të drejtë? Ju i jepni të drejtë MCA-së ta marrë peng qytetarin? Si mund të thoni që ai ia kishte. Po, ia kishte.

Është e drejtë që t’i thotë “më ke 10 milionë lekë, unë të bllokoj shtëpinë. S’do të bllokoj shtëpinë? Hajde bëj një kredi tjetër me kushtet që të them unë”. Sepse kur unë të ,mbaj shtëpinë peng, mund të aplikoj çdo lloj kushti, nuk kanë më të drejtë ata të zgjedhin. Kjo do të thotë të mbahen peng. Dhe për mbajtjen peng të 100 mijë qytetarëve, Banka e Shqipërisë është përgjegjëse! Nuk ka bërë detyrën.

Gjatë seancës së sotme te “Ekonomia”, Sejko u pyet nga deputetët lidhur me kontrollin dhe licencat e kompanive "Micro Credit Albania" dhe "Final" që u kanë marrë pronat mijëra qytetarëve dhe familjeve të tyre. Sejko u shpreh se Banka e Shqipërisë nuk mund të bëjnë kontrolle në çdo kohë.

"Është e pamundur që ne të ekzaminojnë në çdo ditë, në çdo muaj ose edhe çdo vit çdo institucion financiar të licencuar nga Banka e Shqipërisë, pasi janë 11 banka, janë 26 jobanka, 16 SHKK (Shoqëri Kursim-Krediti) dhe 500 zyra këmbimi.

Është një numër subjektesh që do na kërkonte një ushtrim me ekzaminues. Ky është standardi ndërkombëtar që ndodh, në bazë të kritereve të riskut, ekzaminohen, ndiqen dhe rekomandohen.

Ne kemi vajtur dhe kemi bërë ekzaminimin e kësaj kompanie në vitin 2020 për herë të parë, pasi fenomeni filloi të zmadhohej dhe informacioni për herë të parë nga ministria është marrë fiks në vitin 2020. Ne kemi vajtur dhe e kemi ekzaminuar kompaninë dhe janë lënë disa rekomandime", tha Sejko.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese