Hapësire reklamuese


Aktualitet

Tërhoqi pas makine qenin, gjobitet dhe procedohet penalisht shoferi

Shkruar nga Newsbomb

Tërhoqi pas makine qenin, gjobitet dhe procedohet penalisht shoferi

Një video e një shoferi me mjetin tip “Audi”, që tërhiqte zvarrë qenin pas makine ka qarkulluar më herët në rrjetet sociale. Pas publikimit të saj në këto rrjete, shërbimet e policisë në Tiranë kanë gjobitur drejtuesin e mjetit Shkëlqim Ismaili, me shumën 6000 lekë, si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë për keqtrajtim të kafshëve.

Sipas njoftimit të policisë, kafsha e keqtrajtuar i është dorëzuar shërbimeve të specializuara të Bashkisë për tu kujdesur për të.

Kujtojmë se videoja ka ngjallur mjaft reagim në rrjet, ku shumë qytetarë e dënonin këtë veprim dhe kërkonin burgosjen e shoferit.

Tërhoqi pas makine qenin, gjobitet dhe procedohet penalisht shoferi

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Rrugore dhe Komisariati i Policisë Nr. 6, gjatë patrullimeve në terren, kanë konstatuar shtetasin Sh. I., duke tërhequr me makinë një kafshë shtëpiake (qen).

Shtetasi Sh. I., është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale "Keqtrajtimi i kafshëve", si dhe është gjobitur me 6.000 lekë sipas Kodit Rrugor, ndërsa kafsha shtëpiake iu dorëzua shërbimeve të specializuara të Bashkisë.

Videoja e këtij rasti është publikuar dhe në rrjete sociale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese