Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tentuan të kalonin kufirin me mallra të vlerës 50 mijë euro, arrestohen shqiptarët në Durrës

Shkruar nga Newsbomb
Tentuan të kalonin kufirin me mallra të vlerës 50 mijë euro,
Mallrat e sekuestruara në Portin e Durrësit

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në portin Durrësit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Duo”.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se shtetasit, Edmond Nikolli 46 vjeç dhe Shkëlqim Çuni 51 vjeç, tentuan të kalonin kufirin me mallra të kontrabanduara, që i afroheshin vlerës 50 mijë euro.

Gjatë kontrollit fizik në autobus, janë gjetur veshje, pajisje, produkte ushqimore, produkte kozmetike dhe pije alkoolike, të dyshuara të kontrabanduara, pasi ishin të papajisura me fatura blerjeje.

Shtetasit akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Tentuan të futnin në Shqipëri, me autobus, mallra të kontrabanduara me vlerë të përafërt 50 000 euro, arrestohen 2 shtetas.

Sekuestrohen mallrat dhe autobusi, si dhe celularët dhe pasaportat e të arrestuarve.

Në vijim të punës së bazuar në analizën e riskut, të kryer nga Policia Kufitare e PKK Port Durrës, në hyrje/dalje të vendit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në hyrje të Shqipërisë, është kaluar në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, autobusi që kishte si drejtues shtetasit E. N. dhe Sh. Ç.

Nga kontrollet në këtë mjet, janë gjetur veshje, pajisje, produkte ushqimore, produkte kozmetike dhe pije alkoolike, të dyshuara të kontrabanduara, pasi ishin të papajisura me fatura blerjeje.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, në kuadër të operacionit “Duo”, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. N., 46 vjeç, banues në Lezhë dhe Sh. Ç., 51 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese