Gjykata e Posaçme kundër Korupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për të pandehurit Leonard Luzi, Muharrem Koroveshi dhe Amarilo Nikolli, të akuzuar për vrajsen e mbetur në tentativë kundër Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashaj në Vlorë.
GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK duke dënuar kështu me 11 vite burg Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin, të cilët kanë përfituar dhe gjykimin e shkrutuar duke e ulur dënimin final në 7 vite e 4 muaj burg.
Ndërkohë Amarildo Nikolli ka marrë statusin i penduari i drejtësisë, është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim, ku nga gjykimi i shkurtuar është dënuar me 2 vite e 9 muaj burgim.
Senaca është shoqëruar dhe me konflikte mes të pandehurve teksa bëhët me dije se Leonard Luzi ka përdorur gjuhë kërcënuese në drejtim të pandehurve të tjerë dhe trupës gjykuese.
Leonard Luzi, Muharrem Koroveshi, Amarildo Nikolli dhe Erjo Zejno funksiononin si një grup i stukturuar kriminal. Nga hetimet e SPAK, është verifikuar se Leonard Luzi është financuar nga persona ende të paidentifikuar, për të kryer vrasjen e Ines Hajrullës dhe Ervis Matodashaj në Vlorë.
Amarildo Nikolli kishte rolin e qitësit ndërsa Koroveshi dhe Zejno kishin siguruar armën e krimit dhe më pas e kanë dërguar në banesën e Nikollit në Vlorë.
Këta persona në këtë atentat kanë luajtur rolin e ndihmësit pasi kanë siguruar dhe lëvizjet e dy shënjestrave në Vlorë si dhe vendin ku do të kryhej atentati, gjithashtu ata do të ndihmonin Nikollin të largohej nga vendi i ngjarjes.
Më 7 gusht 2023, policia ndaloi Nikollin në zonën "Uji i Ftohtë", duke i sekuestruar një pistoletë me silenciator dhe municion. Ai kishte dalë për të përfunduar krimin, por u kap në flagrancë. Pas arrestimit, Nikolli vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë, duke përfituar statusin e të penduarit dhe duke treguar informacione për krimet e tjera të porositura.
Nikolli ka tregur në prokurori emrat e disa personazheve të botës së krimit nga Shkodra, Tirana dhe Vlora, si dhe për disa vrasje me porosi.
Mirëpo, dëshmia e tij nuk është marrë e mirëqenë, pasi ndaj Nikollës i ishin vënë përgjues, ku ka rezultuar se diçka nuk shkon me deklaratat e tij dhe se ai mund të jetë porositur nga të tjerë për të dhënë këto emra.
Leonard Luzi, i njohur edhe si "Nard Çami" dhe "Daku", akuzohet për organizimin e vrasjeve me pagesë dhe sigurimin e mjeteve për të kryer krime të rënda. Ai dyshohet se kishte ofruar 500 milionë lekë për eliminimin e Matodashajt dhe Hajrullës, të cilët kishin konflikte me të në botën e krimit. Matodashaj, i njohur si "Qorri", dhe Hajrulla, i paralizuar nga një atentat i mëparshëm, ishin në shënjestër të këtij grupi kriminal.