Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tentuan të dilnin nga Shqipëria me dokumente të falsifikuara, arrestohen dy turq

Shkruar nga Newsbomb

Tentuan të dilnin nga Shqipëria me dokumente të falsifikuara,

Dy turq kanë rënë në pranga, pasi tentuan të dilnin nga Shqipëria, duke përdorur dokumente të falsifikuara. Në pranga përfunduan shtetasit turq me iniciale E. B., 22 vjeç dhe M. D., 29 vjeç, të dy banues në Turq. 

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Këta shtetas kanë paraqitur në sportel, në dalje të RSh-së, pasaporta turke dhe leje për qëndrim në Holandë, të cilat pas verifikimit rezultuan të falsifikuara. Pas kryerjes së veprimeve procedurale, dokumentet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë së Durrësit 

Port Durrës/Si rezultat i kontrolleve të detajuara nga shërbimet e Policisë Kufitare, bazuar në inteligjencën policore, goditen 5 raste të paligjshmërive në kufi.

-Tentuan të dilnin nga Shqipëria, duke përdorur dokumente të falsifikuara, arrestohen në flagrancë 2 shtetas turq. Sekuestrohen dokumentet false (pasaporta turke, leje qëndrimi).

-Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas marokenë që tentuan të kalonin ilegalisht kufirin, duke u fshehur në kamion.

-Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër që dyshohet se ka dalë ilegalisht nga Shqipëria.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur 2 raste të tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente të falsifikuara, dhe 3 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit. Për këto raste:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit turq E. B., 22 vjeç dhe M. D., 29 vjeç, të dy banues në Turqi, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Këta shtetas kanë paraqitur në sportel, në dalje të RSh-së, pasaporta turke dhe leje për qëndrim në Holandë, të cilat pas verifikimit rezultuan të falsifikuara. Pas kryerjes së veprimeve procedurale, dokumentet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, për shtetasit:

M., 27 vjeç dhe M. A., 36 vjeç, të banues në Marok, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në vijën e dytë, janë gjetur të fshehur në pjesën e poshtme të dy kamionëve;
D., 50 vjeç, pasi nga verifikimet e kryera në hyrje të RSh-së, rezultoi se kishte dalë ilegalisht më parë nga Shqipëria.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese