Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tentoi t’i jepte rryshfet policisë rrugore, arrestohet shoferi 25-vjeçar në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Tentoi t’i jepte rryshfet policisë rrugore, arrestohet shoferi
Foto ilustruese

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi tentoi të korruptonte një efektiv policie.  

Sipas njoftimit të uniformave blu të Tiranës mësohet se shtetasi me ininciale A.Z, i cili u evidentua duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor nga policia, ka tentuar t’i ofrojë punonjësit të Policisë së Shtetit rryshfet.

Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112.

Njoftimi Policisë

Sot në datë 03.04.2024 është arrestuar një drejtues mjeti “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë, përkatësisht shtetasi me iniciale, A.Z 25 vjeç.

I kapur në shkelje ky shtetas ka tentuar t’i ofrojë punonjësit të Policisë së Shtetit rryshfet. Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë.

Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese