Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tentoi të vriste veten duke pirë një grusht me ilaçe, 15 vjeçarja vuante nga depresioni

Shkruar nga Newsbomb
Tentoi të vriste veten duke pirë një grusht me ilaçe, 15
Foto ilustruese

Një adoleshente ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi të madhe medikamentesh.

Sipas policisë së Gjirokastrës, 15-vjeçarja ka arritur të shpëtojë pasi është dërguar me urgjencë në spital. Dyshohet se ajo ka qenë në kushte depresive, kur ka ndërmarrë hapin ekstrem.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Pasditen e djeshme është paraqitur në spital, për mjekim, një 15-vjeçare, e cila dyshohet se në kushte depresive ka konsumuar një sasi medikamentesh. Pas marrjes së mjekimit, ajo është kthyer në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese