
Foto ilustruese
Arratia ka marrë fund për shqiptarin i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi kishte tentuar të vriste disa oficerë policie në Belgjikë.
Sipas mediave të huaja mësohet se arrestimi i shqiptarit me ininciale H.H, u bë i mundur në Mal të Zi. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga NCB Interpol Bruksel pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë disa punonjës të Policisë të cilët ishin në detyrë në qytetin Verlaine në Belgjikë.
Për këtë vepër penale shqiptari është dënuar me 20 vite burg.
“Pritet shkëmbim informacioni ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë së Malit të Zi dhe Ministrisë së Drejtësisë së Belgjikës”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Sondazh
Poll