Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kavajës, pasi ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij. Ngjarje e ndodhur në gusht të 2022.
Në muajin korrik të vitit 2022, ky shtetas ka tentuar të vrasë, duke e goditur me automjet, bashkëshorten e tij.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Durrësit, me vendimin e datës 07.07.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Dhuna në familje”.
“Komisariati i Policisë Kavajë finalizoi operacionin e koduar “Break”. Gjatë operacionit është kapur shtetasi R. M., 50 vjeç, banues në Rrogozhinë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Durrësit, me vendimin e datës 07.07.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Dhuna në familje”.
Në muajin korrik të vitit 2022, ky shtetas ka tentuar të vrasë, duke e goditur me automjet, bashkëshorten e tij, e cila ka qenë me urdhër mbrojtjeje. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatë”, njofton policia.