Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO/ Tentoi të vidhte qytetaren, hajduti hidhet nga dritarja e autobusit në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Tentoi të vidhte qytetaren, hajduti hidhet nga dritarja e autobusit
51 vjecari duke tentuar te largohet nga autobusi

Shtetasi me iniciale P. Zh., 51 vjeç është shoqëruar nga policia e Tiranës pasi është kapur në tentativë për të vjedhur. Mësohet se 51-vjeçari ka tentuar të vjedhë një shtetase tjetër në autobuzin që lëvizte në rrugën “Panorama”, në kryeqytet. 

Siç shihet edhe nga pamjet e filmuara nga qytetarët, hajduti pas aktit të tij të dështuar për të vjedhur përpiqet të dalë nga dritarja e autobusit. Video është dërguar në portalin JOQ Albania nga qytetarë të pranishëm, të cilët gjithashtu pohojnë se nuk është hera e para që 51 vjeçari bën vjedhje ndaj qytetarëve që lëvizin në autobuzat e kryeqytetit.

Ndërkohë që policia ka njoftuar se ndaj këtij shtetasi është marrë masa e parandalimit dhe shoqërimit të tij për në komisariat. Ato gjithashtu, pohojnë se në lidhje me rastin në fjalë nuk ka asnjë kallëzues

Ndërsa shton se po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftim i policisë:

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një shtetas duke dalë nga dritarja e një autobusi, ju informojmë se:

Sot, rreth orës 10:30, është marrë njoftim se në një autobus që lëvizte në rrugën "Panorama", një shtetas kishte tentuar të vidhte një shtetase. Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë shoqëruar në Komisariat, shtetasin P. Zh., 51 vjeç, banues në Kashar, për veprime të mëtejshme.     

Në lidhje me këtë rast, deri tani nuk ka asnjë kallëzues. Po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ News (@joqnews)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese