Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tentoi të rrëmbejë vajzën 2-vjeçare në supermarketin e Tiranës, policia identifikon dhe shoqëron 57-vjeçaren

Shkruar nga Newsbomb
Tentoi të rrëmbejë vajzën 2-vjeçare në
Ngjarja ne marketin e Tiranes

Policia ka identifikuar dhe shoqëruar në komisariat gruan, e cila pak ditë më parë u fut në market mori një fëmijë në krah dhe më pas u largua.

Incidenti u vu re nga punonjësit e marketit, të cilët ndërhynë në kohë dhe arritën ta ndalonin gruan para se të largohej plotësisht. 

Policia bën me dije se është shoqëruar shtetësja R. B., 57 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për 57-vjeçaren, për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë", mbetur në tentativë.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 15.09.2024, i cili bën fjalë për një ngjarje të ndodhur në Rrugën e Barrikadave, ku brenda një marketi një shtetase ka marrë në krahë një të mitur 2-vjeçe, ka dalë nga marketi dhe më pas është rikthyer sërish, ju njoftojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasen R. B., 57 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për 57-vjeçaren, për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë", mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 110/22 i Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese