Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tentoi të përfitonte një sipërfaqe toke, ndalohet kryetari i njësisë administrative Fushë Kuqe

Shkruar nga Newsbomb
Tentoi të përfitonte një sipërfaqe toke, ndalohet kryetari i
Foto ilustruese

Kryetari i njësisë administrative Fushë Kuqe, Kristo Martinaj është shoqëruar në polici pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka porositur shtetas të ndryshëm, për të hedhur inerte në afërsi të lokalit të tij, në zonën e mbrojtur të lagunës së Patokut, me qëllim përfitimin e sipërfaqes së tokës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të shpërdorimit të detyrës, kanë ndaluar me inciativë shtetasin Kristo Martinaj, 55 vjeç, me detyrë kryetar i njësisë administrative Fushë Kuqe, Kurbin.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka porositur shtetas të ndryshëm, për të hedhur inerte në afërsi të lokalit të tij, në zonën e mbrojtur të lagunës së Patokut, me qëllim përfitimin e sipërfaqes së tokës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Pushtimi i tokës””, njofton policia

 


Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese