Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tentoi të kalonte një çantë me mbi 48 mijë euro, kapet 45-vjeçari në Kakavijë

Shkruar nga Newsbomb
Tentoi të kalonte një çantë me mbi 48 mijë euro,
Policia kufitare

Policia kufitare në Kakavijë ka sekuestruar rreth 48 mijë euro, 800 dollarë amerikan, 90 paund, 50 dollarë kanadez dhe 210 franga zvicerane, ndërsa është proceduar penalisht 45-vjeçari që posedonte paratë.

Policia kufitare gjeti paratë e fshehura një një çantë ndërsa u kap në kontrollin në vijë të dytë në dalje të vendit.

Njoftimi i policisë kufitare: 

PKK Kakavije/Kontrolle intensive në hyrje/dalje, për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë në kufi. Sekuestrohen 47 150 euro, 800 dollarë amerikan, 90 paund, 50 dollarë kanadez dhe 210 franga zvicerane. Procedohet penalisht 45-vjeçari që posedonte paratë dhe nuk i deklaroi ato, në dalje të RSh-së.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, është goditur një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave.

Në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi të cilit iu gjetën në çantë, 47 150 euro, 800 dollarë amerikan, 90 paund, 50 dollarë kanadez dhe 210 franga zvicerane, të padeklaruara konform ligjit në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 45 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese