Një 27-vjeçar banues në Kosovë ka rënë në prangat e policisë shqiptare. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se shtetasi me ininciale S.L është arrestuar nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në dalje të Shqipërisë
Nga kontrollet dhe verifikimet rezultoi se ai kishte paraqitur në sportel, një pasaportë sllovene, të dyshuar të falsifikuar, dhe se kishte me vete një kartë identiteti dhe një leje drejtimi, gjithashtu sllovene dhe të dyshuara false.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, 27-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer më shumë se një herë, si dhe u sekuestruan më cilësinë e provës materiale, 3 dokumentet.
Njoftimi i Policisë:
Posedonte 3 dokumente sllovene false, arrestohet në dalje të Shqipërisë, 27-vjeçari, banues në Kosovë
Sekuestrohen pasaporta, karta e identitetit dhe leja e drejtimit që kishte me vete ky shtetas.
Gjatë punës së kryer në hyrje/dalje, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në dalje të Shqipërisë, kaluan për kontrolle të detajuara, në vijë të dytë, shtetasin S. L., 27 vjeç, banues në Kosovë.
Nga kontrollet dhe verifikimet rezultoi se ai kishte paraqitur në sportel, një pasaportë sllovene, të dyshuar të falsifikuar, dhe se kishte me vete një kartë identiteti dhe një leje drejtimi, gjithashtu sllovene dhe të dyshuara false.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, 27-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer më shumë se një herë, si dhe u sekuestruan më cilësinë e provës materiale, 3 dokumentet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.