Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara italiane, procedohet penalisht nigeriani në Vlorë

Shkruar nga Newsbomb
Tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara italiane,
Pasaporta e falsifikuar e sekuestruar nga Policia

Një shtetas nga Nigeria është proceduar penalisht në portin e Vlorës, pasi tentoi që të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara.

Sipas policisë, 32 vjeçari me iniciale O.S., kishte falsifikuar pashaportën duke u hequr si shtetas me kombësi italiane. Letërnjoftimin, të cilin ai e ka paraqitur në sportelin dalës ka rezultuar i rremë pas ekzaminimit që i është bërë në laborator.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Port Vlorë/Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe i përdorimit të mjeteve bashkëkohore për ekzaminimin e dokumenteve, goditet 1 rast i tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente të falsifikuara.  

Procedohet penalisht shtetasi nigerian që tentoi të dilte nga Shqipëria, me dokument identifikimi italian të falsifikuar.        

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin Vlorë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i përdorimit të mjeteve bashkëkohore për ekzaminimin e dokumenteve, bazuar në analizën e riskut, kanë goditur 1 rast të tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente të falsifikuara.

Në vijm të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin:   

O. S., 32 vjeç banues në Nigeri. 32-vjeçari ka paraqitur në sportel, në dalje, letërnjoftim italian me të dhënat e tij, i cili pas ekzaminimit në laborator, rezultoi i falsifikuar. 

Letërnjoftimi fals u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese