Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tentoi të grabiste "exchange" me pistoletë lodër, policia zbardh ngjarjen dhe prangos 30 vjeçarin në Durrës

Shkruar nga Newsbomb
Tentoi të grabiste "exchange" me pistoletë lodër,
Policia arriti te arrestoje Erindi Lubishten

Erindi Lubishta është 30 vjeçari që ka tentuar mesditën e djeshme të grabiste një pikë të këmbimit valutor në Durrës. Ai është ndjekur nga policia dhe është arrestuar pak kohë më pas, duke bërë që kjo tentativë vjedhje të zbardhet.

Menjëherë pas njoftimit se një shtetas kishte tentuar të vidhte në një dyqan këmbimi valutor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës organizuan punën me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit.

Tentoi të grabiste "exchange" me pistoletë lodër,
Pamje nga tentativa e deshtuar e grabitjes ne Durres

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me mbështetjen e informacioneve nga inteligjenca policore, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të rastit, shtetasit: Erindi Lubishta, 30 vjeç, banues në Durrës. 

Ky shtetas dyshohet se më datë 12.04.2024, rreth orës 12:45, në lagjen nr. 1, ka hyrë në një dyqan këmbimi valutor dhe në kërcënimin e një pistolete lodër, ka tentuar të vjedhë një shumë parash.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pistoleta lodër dhe veshjet që ka patur autori i dyshuar, gjatë ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese