Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tentoi të grabisë pikën e këmbimit valutor, arrestohet i mituri në Gjirokastër

Shkruar nga Newsbomb
Tentoi të grabisë pikën e këmbimit valutor, arrestohet i
Foto ilustruese

Një 16-vjeçar ka rënë në prangat, pasi tentoi të grabisë një pikë të këmbimit valutor në Gjirokastër ditën e sotme.

Siç bëjnë me dije blutë, policia është njoftuar nga pronari i "Exchange"-it në fjalë, se një person ka tentuar të vjedhë një shumë parash duke përdoru një send në dukje si armë. Policia e arritur menjëherë në vendngjarje ka arritur të identifikohë dhe të arrestojë autorin 16-vjeçar me iniciale J. D. 

Ndërkohë, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, arma pistoletë e dyshuar lodër, e përdorur gjatë tentativës për vjedhje. Gjithashtu, sekuestrohen veshjet që ka patur autori, në këtë rast, 3 mjete prerëse (thika), 3900 kartëmonedha dollarë të dyshuara të falsifikuara, 1 peshore elektronike, 1 maskë dhe 1 aparat metalkërkues, që u gjetën në banesën e tij.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të Policisë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i tentativës për vjedhje në një pikë për këmbimin valutor.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, arma pistoletë e dyshuar lodër, e përdorur gjatë tentativës për vjedhje.

Gjithashtu, sekuestrohen veshjet që ka patur autori, në këtë rast, 3 mjete prerëse (thika), 3900 kartëmonedha dollarë të dyshuara të falsifikuara, 1 peshore elektronike, 1 maskë dhe 1 aparat metalkërkues, që u gjetën në banesën e tij.

Sot, rreth orës 11:45, Policia u njoftua nga pronari i një pike për këmbimin e valutave, se një shtetas kishte tentuar të vidhte një shumë parash aty, duke përdorur një send në dukje armë zjarri. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Si rezultat, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar, 16-vjeçari J. D., banues në Gjirokastër.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vjedhja me dhunë", mbetur në tentativë, "Falsifikimi i monedhave" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese