Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tentoi të godasë gjyqtaren në sallën e gjyqit, Apeli nxjerr nga qelia dhe e çon në shtëpi Jorgji Korekën

Shkruar nga Newsbomb
Tentoi të godasë gjyqtaren në sallën e gjyqit, Apeli nxjerr
Pamje nga arrestimi ne muajin prill

Gjykata e Apelit ka nxjerrë nga qelia 63-vjeçarin, Jorgji Koreka, i cili më 13 prill tentoi të godasë gjyqtaren pas një vendimi të marrë.

Mësohet se këtë të premte Apeli ka vendosur t’i caktojë masën “arrest shtëpie” Korekës.  Kujtojmë se më 13 prill të këtij viti ky shtetas tentoi që të godasë gjyqtaren, Ina Bajramaj, gjatë një seance në Gjykatën Administrative në Lushnjë, ku u mor vendimi kundër tij mbi një pronë të cilën pretendonte se i përkiste.

Pas vendimi Koreka kundërshtoi duke e quajtur të padrejtë verdiktin e Bajramajt. Ai nuk kurse fyerjet ndaj gjyqtares si dhe tentoi ta godasë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese