
Një tentativë grabitje ka ndodhur këtë të enjte në një pikë të këmbimit valutor. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45, në lagjen "18 Shtatori", në Gjirokastër.
Nga informacionet paraprake, policia bën me dije se autori i shpallur në kërkim, dyshohet se ka përdorur një send në dukje armë zjarri, teksa ka tentuar të grabisë një shumë parash në Exchange.
Ndërkohë, shërbimet e policisë po kryejnë kontrolle në zonë, duke këqyrur kamerat e sigurisë me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftim i policisë:
Rreth orës 11:45, në lagjen “18 Shtatori”, dyshohet se një shtetas i paidentifikuar, duke përdorur një send në dukje armë zjarri, ka tentuar të vjedhë në një pikë të këmbimit valutor.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë administruar kamerat e subjekti, si dhe po kryejnë kontrolle në zonë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.