Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tensione dhe përplasje në KZAZ 31 në Tiranë, ndërhyn policia, nxjerr jashtë vëzhguesit

Shkruar nga Newsbomb
Tensione dhe përplasje në KZAZ 31 në Tiranë, ndërhyn
Tiranë

Një tjetër incident është regjistruar mesditën e sotme në KZAZ nr. 31 në Tiranë, e cila ndodhet në shkollën 1 Maj. Raportohet se ka pasur përplasje mes vëzhguesve dhe komisionerëve, ndërsa bëhet me dije se ka ndërhyrë edhe policia.

Policia ka nxjerrë jashtë vëzhguesit, pas kërkesës së kryetarit të kësaj KZAZ. Ky i fundit ka pretenduar se vëzhguesit po shqetësojnë grupet e numërimit. Nga ana tjetër, vëzhguesit kanë ngritur shqetësime për mënyrën e numërimit, duke pretenduar se nuk është bërë ndarja e fletëve të votimit, ku është votuar për partinë dhe për kandidatin.

Ndërkohë, procesi i numërimit është pezulluar për të verifikuar këto pretendime, dhe në këto momente në ambientet e kësaj KZAZ është lejuar të qëndroje vetëm media. 

Kujtojmë se një incident i ngjashëm ku është dashur ndërhyrja e policisë, ndodhi dje në KZAZ nr. 40 në kryeqytet, pas pretendimeve të Partisë Mundësia se po manipulohej numërimi i fletëve të votimit. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese