Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tenderi gjigant prej 393 milionë eurosh për portin, 5 oferta në garë, Salillari partner me Jan De Nul

Shkruar nga Newsbomb
Tenderi gjigant prej 393 milionë eurosh për portin, 5 oferta në
Porto Romano

Autoriteti Portual i Durrësit ka hapur garën e tenderimeve për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano. Bëhet fjalë për një tender me vlerë 393 milionë euro ndërsa në garë janë 5 kompani ndërkombëtare, mes tyre greke, kineze, belge dhe hollandeze.

Qeveria nuk ka shpallur asnjë njoftim publik mbi hapjen e garës për tenderin e ndërtimit të portit në Durrës, ndërsa referuar burimeve të "Kapital", është bërë me dije një prej kompanive që është pjesë e kësaj gare. Bëhet fjalë për një ofertë të paraqitur nga bashkimi i operatorëve Salillari dhe belgia Jan De Nul.

Kjo është faza paraprake e garës për fitimin e tenderit ku nuk shpallet një vlerë financiare e ofruar nga kompanite garuese, por vetëm një vlerësim teknik i përmbushjes së kritereve të kërkuara. Në fazën e dytë, kompanitë të cilët do të kalojnë atë të parën, do të paraqesin më pas oferat e tyre financiale duke u bazuar në fondin limit 39.3 miliardë lekë ose 393 milionë euro.

Ndërtimi i portit të ri tregtar në Porto Romano është ndarë në dy faza të ndryshme. Pas përfundimit të fazës së parë të ndërtimit, qeveria do të hapë një tjetër garë për fazën e dytë, me një vlerë në total prej 226 milionë euro. Përtej dy fazave për kompletimin e portit të ri tregtar, qeveria do të ndërtojë edhe bazën detare si pjesë e këtij projekti.

I klasifikuar si projekt me nivel prioriteti A, baza detare planifikohet të kushtojë 366 milionë euro të tjera. Kjo e çon koston totale të kompleksit portual në Porto Romano në 1 miliardë e 20 milionë euro, që përfshin dy fazat e ndërtimit dhe Portit dhe ndërtimin e bazës detare.

I cilësuar nga opozita si si afera më e madhe korruptive e të gjitha kohërave, opozita ka delkraruar se në rast se zgjedhjet fitohen nga ana e tyre, ata nuk do ta njohin këtë tender dhe se do të shpallin anullimin e projektit.

Projekti për ndërtimin e portit në Porto Romano, është tënderi më i madh i zhvilluar ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar. Fillimisht qeveria në prezantimin fillestar të portit, deklaroi vetëm shumën e përllogaritur në fazën fillestare dhe më pas u deklraruan dhe fazat e tjera me shpenzimet përkatëse.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese