
Paraditen e kësaj të premte qytetarët janë mbledhur sërish para ambienteve të Bashkisë së Tiranës, ku për të disatën herë po kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Opozitarët dhe qytetarët nuk i kanë penguar as temperaturat ekstremisht të larta që kanë përfshirë vendin, e kryesisht kryeqytetin këtë të premte, që të mblidhen para Bashkisë së Tiranës.
Ashtu si dhe në protestat e kaluara qytetarët kanë shkuar me të njëjtin skenar, hedhjen e molotovëve dhe flakadanëve në drejtim të ambienteve të Bashkisë. Ndërkohë, policia ka vendosur mos të marrë të njëjtat masa, duke mos bllokuar me gardh metalik perimetrin para institucionit.

Protesta e kësaj të premte ësht e 13-ta që zhvillohet para Bashkisë së Tiranës. Me pankarta në duar, protestuesit kërkojnë largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas skandalit me dosjen “5D”, ku në pranga ranë disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës dhe janë nën hetim dhe disa të tjerë.
Sondazh