Hapësire reklamuese

Aktualitet

Temperatura në 30°C, mësoni si do të jetë moti këtë të martë

Shkruar nga Newsbomb
Temperatura në 30°C, mësoni si do të jetë moti
Foto ilustruese

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites do të sjellin shpeshtim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta shiu në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër. Nuk përjashtohen mini stuhitë e breshërit në Verilindje të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit por mesdita sjell rënie të lehtë të tyre duke bërë që; vlera minimale të regjistrohet në qytetin e Pukës 10°C dhe maksimalja të ngjitet deri në 30°C në urën vajgurore në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi permanent Jugor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese