Hapësire reklamuese


Aktualitet

Të shtënat me armë zjarri në Lundër, Policia: Katër të plagosur, mes tyre dy të mitur (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Të shtënat me armë zjarri në Lundër, Policia:
Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht për të shtënat me armë zjarri në Lundër ku mbetën të plagosur katër persona, mes tyre dy fëmijë të mitur.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se katër të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa dy prej tyre raportohet se janë në gjendje të rëndë.

Të plagosur nga të shtënat me armë kanë mbetur Arens Stafa, 34-vjeç, Kian Mullaj, 19 vjeç, dhe dy të mitur Dior Demiraj, 11-vjeç dhe Marko Bardhi Demiraj, 17-vjeç.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa hetimet vijojnë nga autoritetet.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese