Hapësire reklamuese


Aktualitet

Të shtënat me armë zjarri në Lezhë, viktima babai i Roan Brahimit i cili u ekzekutua në 2024 në Athinë

Shkruar nga Newsbomb
Të shtënat me armë zjarri në Lezhë, viktima babai i
Roan Brahimi, i ekzekutuar në vitin 2024

Zbardhen detaje nga të shtënat me armë zjarri në Lezhë. Mësohet se viktimë ka mbetur Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, i vrarë më 9 Maj 2024 në Virona të Athinës.

Autori i krimit ende nuk dihet ndërsa policia ka nisur kërkimet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, i njohur edhe me pseudonimin “Sidi” kishte mbërritur nga Dubai në Athinë dhe u qëllua me armë brenda automjetit të tij në vitin 2024. Policia greke tha se ka dyshime që vrasja e tij mund të ketë lidhje me këtë sagë hakmarrjeje nga Shqipëria.

Roan Brahimi njihej edhe si armiku i Ervis Martinajt, i zhdukur prej 8 Gushtit 2022 në aksin Durrës-Shijak.

Po ashtu, Roan Brahimi dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen Gentjan Bejtjes në 15 mars të këtij viti në Larushk të Krujës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese