
Policia e Durrësit ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në qytetin bregdetar.
Përmes një njoftimi zyrtar blutë e Durrësit bëjnë me dije se në lagjen nr.15 të këtij qyteti, pas një konflikti për motive të dobëta, 29-vjeçari me ininciale K.D ka qëlluar me armë gjahu në ajër.
29-vjeçari i cili në momentin e ngjarjes ndodhej në gjendje të dehur është shoqëruar në pas në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk pati persona të lënduar, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në lokalin ku dhe u regjistruan të shtënat për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.
“Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 15 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. D., 29 vjeç, në gjendje të dehur ka qëlluar me armë gjahu në ajër.
Shtetasi K. D, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton Policia.
-
“Kërcet” shotgun-i për Krishtlindje në Durrës, detajet e para
25 Dhjetor, 18:37