Hapësire reklamuese

Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, reagon Policia: Jemi në ndjekje të autorit

Shkruar nga Newsbomb
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, reagon Policia:
Foto ilustruese

Policia e Shkodër ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhu pasditen e kësaj të shtune, ku më herët në media u raportua se në këtë qytet ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë mësohet se rreth orës 16:00, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, mes shtetasve R.M dhe M.Ç, ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, dyshohet në ajër.

Menjëherë pas ngjarjes ai është larguar, ndërkohë fatmirësisht si pasojë e të shtënave nuk ka pasur persona të lënduar.

Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për kapjen e autorit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në lagjen “Skënderbeg”, midis shtetasve R. M. dhe M. Ç., ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dyshohet në ajër, dhe më pas është larguar. Nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit M. Ç., dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese