
Foto ilustruese
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të diele në Shkodër. Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen 'Ndoc Mazi'.
I plagosuri është identifikuar si Ndue Preka. Fillimisht ai është paraqitur në spital, pasi kishte marrë një plumb në këmbë. Mësohet se autori e ka qëlluar disa herë me armë, teksa Preka po ecte në këmbë në atë zonë.
Sakaq, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për kapjen e autorit.
Sondazh
Poll