Hapësire reklamuese

Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, arrestohet dy persona, një tjetër shpallet në kërkim

Shkruar nga Newsbomb
Të shtëna me armë zjarri në Durrës, arrestohet dy
Foto ilustruese

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi mbrëmjen e djeshme janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm në Durrës.

Bëhet me dije se është arrestuar shtetasit K. D., 29 vjeç dhe P. P., 26 vjeç, të dy banues në Durrës. Gjithashtu, u shpall në kërkim kushëriri i shtetasit P. P., shtetasi D. P., 35 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi P. P. dhe D. P., dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, 29-vjeçarin, në lokalin që administronte shtetasi P. P.. Më pas dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, shtetasi K. D. ka shkuar në banesën e tij, ku mbante pa leje, një armë gjahu, me të cilën ka qëlluar në ajër, me qëllim kanosjen e 2 shtetasve.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e konfliktit për motive të dobëta, të ndodhur pasditen e djeshme, në lagjen nr. 15.

Vihet në pranga 29-vjeçari që gjatë konfliktit, qëlloi me armë gjahu në ajër, me qëllim kanosjen. Ai u kap dhe u shoqërua nga Policia, menjëherë pas rastit.

Sekuestrohet arma e gjahut, e cila posedohej pa leje.

Vihet në pranga një 26-vjeçar dhe shpallet në kërkim kushëriri i tij, sepse gjatë konfliktit, goditën me sende të forta 29-vjeçarin.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera menjëherë pas konfliktit, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 29 vjeç dhe P. P., 26 vjeç, të dy banues në Durrës. Gjithashtu, u shpall në kërkim kushëriri i shtetasit P. P., shtetasi D. P., 35 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi P. P. dhe D. P., dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, 29-vjeçarin, në lokalin që administronte shtetasi P. P.. Më pas dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, shtetasi K. D. ka shkuar në banesën e tij, ku mbante pa leje, një armë gjahu, me të cilën ka qëlluar në ajër, me qëllim kanosjen e 2 shtetasve.

Punohet për kapjen dhe ndalimin e shtetasit D. P..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durërsit, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese