Hapësire reklamuese


Aktualitet

Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset 17-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset
Foto nga vendi i ngjarjes

Të shtëna me armë janë shënuar pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në Bërdicë, ku shtetasi G. D., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar

17-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj plagosje.

“Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”,  shtetasi G. D., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese