Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Të riun në Pogradec e zë muri poshtë, niset me urgjencë drejt Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
Të riun në Pogradec e zë muri poshtë, niset me urgjencë
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë të mërkurë në qytetin e Pogradecit. Sipas njoftimit të policisë mësohet se i riu me ininciale A.Xh, është plagosur teksa po punonte për rikonstruksionin e një banese.

27-vjeçari teksa ishte duke punuar u rrëzua nga lartësia dhe më pas i ra përsipër një pjesë e murit. Menjëherë ai u transportua në spitalin e qytetin, por për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

“Mesditën e sotme, në lagjen nr. 1,  Pogradec, shtetasi A. Xh., 27 vjeç, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar gjatë punës për rikonstruksionin e një banese dhe si pasojë është dëmtuar.    Aktualisht po merr mjekim, në spital.   Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit”, njofton Policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese