
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve po përballet me një fluks të lartë të kërkesave nga shqiptarët e diasporës, të cilët kanë shprehur interes për të marrë pjesë në procesin e parë zgjedhor për parlamentaret, ku të drejtë vote kanë dhe emigrantët.
Regjistrimi i diasporës ka nisur që më 11 janar dhe deri më tani janë miratuar 3,835 kërkësa, ndërkohë 14.100 janë në shqyrtim dhe 1.680 kërkesa janë refuzuar.
Ajo ç’ka bie në sy është grupmosha që zë pjesëmarrjen më të lartë në regjistrime, përkatësisht 26 vjeç deri në 35 vjeç, të cilët zënë 30% të votuesëve.
Kjo grupmoshë i përket gjeneratës së re të larguar nga Shqipëria gjatë viteve të fundit, vite ku brezi i ri është larguar nga vendi duke synuar një jetese më të mirë në vendet e Europës.
Interesi i lartë që kjo gjeneratë po tregon për të qenë pjesëmarrës në zgjedhje dhe që zëri i tyre të dëgjohet, matet me votë dhe vlen për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ndërkaq, mosha e mesme është më e paktë me numër dhe përkon relativisht me ata që janë larguar nga Shqipëria në vitet e tranzicionit.
Votuesit më përqindjen më të lartë, janë me pjesëmarrje nga vendet fqinje të dominuar nga shqiptarë, Italia, Greqia dhe Gjermania.