Hapësire reklamuese


Aktualitet

Shpallen fajtor për korrupsion, GJKKO dënon me burg Andri Mehjan dhe Gentian Bakon

Shkruar nga Newsbomb
Shpallen fajtor për korrupsion, GJKKO dënon me burg Andri Mehjan dhe
Andri Mehja

Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar ka dhënë vendimin për ish- kryetarin IMT, Andri Mehja. GJKKO ka dënuar me 2 vite burg, ndërsa i konvertohet në katër vite shërbim prove, si dhe i ndalohen për 5 vite funksionet publike.

Ish-kryeinspektori i bashkisë Elbasan, akuzohet për veprën penale “Korrupsion i funksionarëve publikë” pasi nga hetimet e SPAK ka rezultuar se Mehja ka firmosur brenda të njëjtës ditë dy vendime administrative.

Gjithashtu, edhe Gentian Bako, punonjës i INUV në Elbasan është dënuar me tre vite burg, por i është konvertuar në 4 vitë shërbim prove.

Vendimi:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur
pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale, që i përket
procedimit penal nr. 94, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Andri Mehja dhe
Gentian Bako, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave
që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 259
paragrafi i dytë dhe 25 të K.Penal”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim
të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Erjon Bani dhe Rudina
Palloj, me vendimin Nr. 32, datë 25.04.2025 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Andri Mehja, për kryerjen e veprës penale të
“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në
bashkëpunim të parashikuar nga neni 259 paragrafi i dytë dhe 25 të K.Penal, dhe
dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

2. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i
pandehuri përfundimisht me 2 (dy) vite burgim.

3. Në aplikim të neneve 30/1, 35, të Kodit Penal, dhënien e një dënimi plotësues,
heqjen e së drejtës për të pandehurin Andri Mehja, për të ushtruar funksione
publike, për 5 (pesë) vjet.

4. Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të
mëtejshëm të vendimit me burgim për të pandehurin Andri Mehja, duke u
detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës
Elbasan. Vënia në provë e të pandehurit për një periudhë kohe prej 4 (katër)
vitesh, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

Shpallen fajtor për korrupsion, GJKKO dënon me burg Andri Mehjan dhe
 
Shpallen fajtor për korrupsion, GJKKO dënon me burg Andri Mehjan dhe
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese