Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Të paktën më dëgjoni formalisht”, KLP pranon kërkesën e Alfred Ballës

Shkruar nga Newsbomb
“Të paktën më dëgjoni formalisht”, KLP pranon
Alfred Balla, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pranuar kërkesën e Alfred Ballës, i cili ka kërkuar që të paktën ta dëgjojnë formalisht, përpara se të diskutojnë e të marrin një vendim për fatin e mandatit të tij.

Më herët u publikua edhe letra që Balla i kishte drejtuar KLP-sq, ku thuhej: “do të kërkoja prej Jush të më respektohen të drejtat e mia kushtetuese për tu dëgjuar jo vetëm formalisht, por edhe të analizoni e vlerësoni të gjitha problemet ligjore, që kanë lindur per shkak të konfuzionit të vendimit të 3 prej 5 anëtarëve të KPA-së...", thuhet ndër të tjera në letrën e Ballës.

Kryetari i Qeverisë së Prokurorëve u përjashtua nga sistemi i drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare nga organet e vettingut dhe ky vendim ka konfuzuar anëtarët e KLP, një pjesë e të cilëve kërkojnë që ai të mos më vazhdojë më as detyrën publike.

"Nuk e përjashtoj mundësinë që një pjesë e qejfmbetjes ndaj meje vjen edhe si reagim i mbrojtjes publike në media e kudo, që unë i kam bërë prokurorëve e sidomos 5 ish anëtarëve të KLP-së të shkarkuar nga KPA-ja, ku për dy prej tyre deri tani ka vendime pozitive prej Gjykatës së Strasburgut", shkruante Balla ndër të tjera.

Kujtojmë që ditën e sotme mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë është ndërprerë mes debateve të forta të anëtarëve, ku po diskutohej për afatin e mandatit të kryetarit Alfred Balla.

Mbledhja e sotme ka vijuar mes debateve të forta, kryesisht mes anëtares Nurihan Seiti dhe Sokol Stojanit. Në diskursin e zonjës Seiti është vënë re një mbrojtje e flakët ndaj kryetarit aktual Alfred Balla, e cila u vu në dukje dhe nga drejtuesi i mbledhjes Tartar Bazaj.

Ajo ka folur me tone të larta dhe vazhdimisht nënkryetari i KLP-së, Tartar Bazaj, njëherësh drejtues i mbledhjes së sotme i ka kërkuar të linte kolegët e tjerë të flisnin.

Ndërkohë, anëtari tjetër zoti Sokol Stojani ka kërkuar që deri në marrjen e një vendimi nga Këshilli i Lartë të Prokurorisë për ndërprerjen ose jo të mandatit, kryetari Alfred Balla të mos ketë të drejtë të marrë asnjë akt administrativ, shkruan newsbomb.al.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese