Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Të ndarë për 3 dekada mes Lindjes dhe Perëndimit, 35 vite nga rënia e Murit të Berlinit

Shkruar nga Newsbomb
Të ndarë për 3 dekada mes Lindjes dhe Perëndimit, 35 vite
Muri i Berlinit

Muri në Berlin i cili ndante Gjermaninë Lindore dhe Perëndimore, qëndroi për 28 vite përpara se të rrëzohej në vitin 1989. Të ndarë për 3 dekada, “Perdja e Hekurt” u shemb 35 vite më parë duke ribashkuar gjermanët të cilët ishin ndarë mes lindjes dhe perëndimit. Sot, një rresht i dyfishtë me kalldrëm shënon vendin ku dikur qëndronte muri.

Muri i Berlinit, i cili ishte vendosur në qytet midis viteve 1961 dhe 1989, e ndau qytetin midis Republikës Demokratike Socialiste Gjermane (RDGJ) dhe Gjermanisë Perëndimore kapitaliste gjatë Luftës së Ftohtë.

Në vitin 1949, dy Gjermanitë e reja u themeluan zyrtarisht. Gjermania Socialiste Lindore u shkatërrua nga varfëria dhe u trondit nga grevat e punëtorëve në përgjigje të sistemeve të saj të reja politike dhe ekonomike. Largimi i inidvidëve dhe mungesa e punëtorëve që rezultuan në vend, e shtynë RDGJ-në të mbyllte kufirin e saj me Gjermaninë Perëndimore në vitin 1952, duke e bërë shumë më të vështirë për njerëzit kalimin nga Evropa "komuniste" në "të lirë".

Gjermania Lindore ngriti 27 milje mur betoni nëpër qytet. Muri ishte në të vërtetë dy mure paralele të vendosura me kulla roje dhe të ndara nga "shiriti i vdekjes", i cili përfshinte vrapime të qenve roje, mina tokësore, tela me gjemba dhe pengesa të ndryshme të krijuara për të parandaluar arratisjen. Ushtarët gjermano-lindorë monitoruan barrierat 24/7, kryenin vëzhgim në Berlinin Perëndimor dhe kishin urdhër të qëllonin për të vrarë nëse dallonin një të arratisur.

Të ndarë për 3 dekada mes Lindjes dhe Perëndimit, 35 vite
Gjermanët perëndimorë ngjiten në Murin e Berlinit përpara rojeve të Gjermanisë Lindore

Njerëzit u përpoqën të arratiseshin. Fillimisht, ata u larguan nga shtëpitë pikërisht përgjatë Murit, më vonë, ato shtëpi u boshatisën dhe u kthyen në fortifikime për vetë Murin. Të tjerë komplotuan arratisje më të rrezikshme përmes tuneleve, në balona me ajër të nxehtë dhe madje edhe nëpërmjet trenit. Midis 1961 dhe 1989, mbi 5000 njerëz bënë arratisje të suksesshme. Të tjerët nuk ishin aq me fat, të paktën 140 u vranë ose vdiqën ndërsa përpiqeshin të kalonin Murin.

Presidenti Frank-Walter Steinmeier do të kryejë sot homazhe tek Memoriali i Murit të Berlinit për të nderuar të paktën 140 personat që u vranë duke u përpjekur të largoheshin nga Republika Demokratike Gjermane (RDGJ), e mbështetur nga Moska gjatë Luftës së Ftohtë.

Shumica e gjermano-lindorëve janë mirënjohës për përfundimin e regjimit të RDGJ-së, por një ndarje simbolike është prezente akoma ndërsa pakënaqësia mes lindjes dhe perëndimit vazhdon.

Axel Klausmeier, kreu i fondacionit të Murit të Berlinit, tha se vlerat e protestave të vitit 1989 "janë fuqia për mbrojtjen e demokracisë sonë, e cila sot po gërryhet nga e majta dhe nga e djathta".

Këto ndjenja janë cituar për të shpjeguar mbështetjen e fortë për Alternativën e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) në Gjermaninë lindore, si dhe për BSW-në miqësore me Rusinë. Fitimet e forta për forcat politike në tre zgjedhjet shtetërore të fundit, theksuan ndarjet e qëndrueshme politike midis Gjermanisë lindore dhe asaj perëndimore gjatë tre dekadave që nga ribashkimi.

Të ndarë për 3 dekada mes Lindjes dhe Perëndimit, 35 vite
Renia e Murit te Berlinit

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese