Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Të maskuar dhe të armatosur, DALIN PAMJET kur RENEA e FNSH “zbarkuan” në banesën e Erjon Llapushit, karriera kriminale e “makthit” të biznesmenëve të Pogradecit

Shkruar nga Newsbomb
Të maskuar dhe të armatosur, DALIN PAMJET kur RENEA e FNSH
Erjon Llapushi dhe pamje nga operacioni i policise

Një operacion masiv është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në qytetin e Pogradecit.

Siç dhe raportuam më herët Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, RENEA, FNSH, Shqiponjat, dhe Forca e Posaçme Operacionale, kanë zhvilluar me dhjetëra kontrolle me qëllim arrestimin e personave të shpallur në kërkim, gjetjen dhe sekuestrimin e armëve të zjarrit apo dhe lëndëve narkotike.

Së fundmi janë bërë publike dhe pamjet nga ky operacion ku efektivët të armatosur kanë “mësyrë” në banesat e të dyshuarve. Kontrollet janë zhvilluar edhe në banesën e Erjon Llapushit, i cili është dhe një ndër emrat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare.

Të maskuar dhe të armatosur, DALIN PAMJET kur RENEA e FNSH
Pamje nga operacioni policor

Por, kush është Erjon Llapushi?

Llapushi është autori i vrasjes makabër në një lokal në Elbasan më 2 tetor 2021. Llapushi kapi nga fyti kamarierin Gazment Kurmaku për një tavolinë, e kërcënoi me një thikë, e më pas e vrau.

Gazment Kurmaku, 57-vjeç u vra për arsye banale, për një tavolinë që ishte rezervuar. Ai u vra nga Erjon Llapushi një personazh i skeduar për aktivitet kriminal, dhunë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sherri mes tyre nisi për një tavolinë, ku siç dhe u bë me dije asko kohe, kryekamarieri i tha Llapushit se tavolina ishte e rezervuar dhe nuk mund të ulej aty.

Të maskuar dhe të armatosur, DALIN PAMJET kur RENEA e FNSH
Erjon Llapushi

Erjon Llapushi akuzohet për veprën penale “vrasje me dashje”, ndërkohë që prej 2 tetorit të vitit 2021 ndodhet në arrati.

Por, ky shtetas ka një të shkuar të pasur kriminale. Në vitin 2007 ai ka tentuar të vrasë me armë zjarri Andi Sukollarin. Një vit më pas, në qytetin e Pogradecit, ai ka plagosur me armë zjarri Mariglen Topuzin.

Në vitin 2019, Erjon Llapushi në bashkëpunim me Saimir Frahollin, përmes presionit dhe shantazhit kanë detyruar biznesmenë të ndryshëm nga Pogradeci t’u dhurojnë aksione në kompanitë e tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese