Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Të kërkohet informacion nga SHIK”, Berisha sulmon sërish Majkon: Po kërkon strehim politik tek Spiropali

Shkruar nga Newsbomb
“Të kërkohet informacion nga SHIK”, Berisha sulmon
Berisha - Majko

Lideri demorkat Sali Berisha dhe deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko, janë përplasur virtualisht gjatë ditëve të fundit pas ndryshimeve të bëra nga kreu i PS, Edi Rama, për drejtuesit politik në qarqet e vendit.

Berisha tha se Pandeli Majko në postin e drejtuesit politik për qarkun e Kukësit, është përgjuar nga SHISH në lidhje me pazaret që ka bërë me kriminelë e banda kriminale për shitblerje votash në favor të Partisë Socialiste.

Menjëherë pas kësaj, Majko kërkoi nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali që t’i kërkohet SHIK informacion me shkrim në lidhje me akuzat e hedhura dje në drejtim të tij nga Berisha.

Berisha ka reaguar pak më parë në rrjetet sociale, duke thënë se Majko po kërkon strehim politik te Elisa Spiropali.

Majko kërkoi strehim politik tek Pëllumbesha Spirogjoka. Bravo Pandi! Të dashur miq, denoncimi im dje, për të katërtën herë i dosjese së krimit elektoral në Kukës, zgjoi më në fund Z. Majko. Theksoj dhe një herë se kjo dosje është e bazuar në regjistrimin ambiental, që implikon direkt Pandeli Majkon, Alban Çelën, Drejtorinë e OSSHE-së të Qarkut Kukës etj… në të cilën vertetohet tenderi me shtylla centrifugale prej rreth 800 mijë euro dhe shpërndarja e tyre për fushatë elektorale në Qarkun Kukës dhe Qarkun Durrës. Sugjerim!

Z. Majko mos pyet Pellumbeshën për virgjërinë tënde se ajo është shumë zenë në betej me Lubi Ballukun e Nesti Ramën, që i hëngrën kokën Lal Vjedhësit, por shko merr dosjen në arkivën e “SKAPIT të Partisë”, shkruan Berisha.

Kujtojmë që pasi kreu i PS Edi Rama, bëri ndryshime përsa i përket drejtuesëve politik në qarqet e vendit për zgjedhjet e majit, duke e larguar Majko nga Kukësi dhe duke e sjellë në Tiranë, Berisha nuk vonoi dhe hodhi një lumë akuzash kundër tij.

Berisha e cilësoi Pandeli Majkon si një kriminel elektoral, i cili në bashkëpunim me krimin ka vjedhur vota për qarkun e Kukësit në zgjedhje. Në lidhje me këtë ngjarje, Berisha deklaroi se ka një përgjim të SHISH që e fakton.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese