Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Të gjithë të korruptuar përveç Berishës”, avokati Berishës debat me analistin: Si nuk ju vjen zor

Shkruar nga Newsbomb
“Të gjithë të korruptuar përveç
FotoMontazh

Avokati Genc Gjokutaj dhe anëtari i kryesisë së PD-së Eno Bozdo janë përplasur ashpër me analistin Ergys Mërtiri.

Debati në studion e “Top Story” ka nisur teksa diskutohej vendimi i Britanisë për të lënë në fuqi “non gratën” për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Pjesë nga debati:

Gjokutaj: Ata do të mbajnë të njëjtin qëndrim sepse ambasadori thotë se do të ishte turp për Mbretërinë e Bashkuar që të anulojmë, të hiqet ky vendim.

Bozdo: Ambasadori ka thënë që nëse kjo kthehet cënohet reputacioni i Mbretërinë e Bashkuar. I korruptuar është vendimi.

Mërtiri: Na thoni që SPAK është i korruptuar, Rama i korruptuar… po na i nxirrni të gjithë të korruptuar, vetëm Berishën e nxirrni të pastër.

Gjokutaj: Nuk ju vjen zor (I drejtohet Mërtirit). Fol për procedurën, gjithë ky çun.

Mërtiri: Ai ka gjithë jetën që flet ashtu (për Berishën), mua më habit se si flet ashtu.

Gjokutaj: Mos e degjenero bisedën mor burrë. Bëhu serioz. O alergjik…  Ai merret me shkeljen a jeni në terezi.

Bozdo: (I drejtohet Mërtirit) i vjen në emision pa lexuar dosjen. Pse ke ardhur, rrije shihje sportin. Lexo para së të vish.

Mërtiri: Unë nuk jam jurist, kam ardhur të bëj komente politike, me gjyqet merren ju. Kjo është politika e gjitha. Një person që është në luftë me botën kërkon që të fusë opozitën në luftë me botën. Ju doni të mbroni një kope të korruptuarish.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese