Rezultatet e Eurobarometrit tregojnë se qytetarët europianë e konsiderojnë shumë të përhapur korrupsionin në vendet e tyre. Sipas anketës së zhvilluar nga Kombet e Bashkuara, Programi për Zhvillim, rezulton se mesatarja europiane për korrupsionin është 68%.
Nga 1.200 persona që janë pyetur në vendet e Bashkimit Europian, nga Greqia në Portugali, Kroaci, Spanjë e Hungari, ka rezultuar se qytetarët e unionit e konsiderojnë korrupsionin "si të përhapur".
Pra, fenomeni i korrupsionit "të madh" dhe të vogël" siç cilësohet në anketën e Eurobarometrit të zhvilluar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara dhe IDM, është i përhapur dhe në vendet e Bashkimit Europian ku Shqipëria dhe vendet e tjera ballkanike synojnë të integrohen.
Ama, ku renditet Shqipëria në këtë raport?
Pavarësisht përceptimit vendas dhe një procesi të tejzgjatur nga BE për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në union, rezulton se përhapja e korrupsionit në vendin tonë është më e ulët se në të gjitha vendet anëtare që janë renditur si rast krahasimor.
81% e të anketuarve e konsiderojnë korrupsionin e vogël si "të përhapur" ose "shumë të përhapur" në Shqipëri, kurse 81.5% e konsiderojnë korrupsionin e madh "si të përhapur" ose "shumë të përhapur", thotë eurobarometri, raporton newsbomb.al.
Pra, Shqipëria pavarësisht nivelit të lartë të përceptimit publik për korrupsionin, qëndron në pozita më të mira dhe më favorizuese se Greqia, Portugalia, Kroacia, Spanja, Hungaria, të cilat kanë një mesatare mbi 90%. Shteti helen madje është në kufijtë e 100%.