Hapësire reklamuese

Aktualitet

Të dënuar për vjedhje, drogë dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, arrestohen në Tiranë 3 persona të shpallur në kërkim

Shkruar nga Newsbomb
Të dënuar për vjedhje, drogë dhe drejtim mjeti në
Policia

Tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar nga policia e Tiranës. Të arrestuarit akuzohet për vepra të tilla si drogë, vjedhje dhe drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt.

Blutë bëjnë me dije se një 32-vjeçar u vu në pranga pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Një 40 vjeçar u arrestuar pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”. 

Ndërsa një 19 vjeçar ishte dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi:

DVP Tiranë/Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale dhe kapjen e shtetasve në kërkim, u finalizua operacioni policor i koduar “Catch”.
Si rezultat, u kapën dhe u vunë në pranga 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë kapur dhe ndaluar shtetasin R. L., 32 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Seksionin e kërkimit në DVP Tiranë, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim E.(D). D., 40 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore kapën dhe ndaluan shtetasin F. L., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese