3 shtetas të dënuar për veprimtari kriminale janë ekstraduar ditën e sotme në Shqipëri. Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali, Gjermani dhe Greqi, është bërë i mundur lokalizimi, vënia në pranga dhe ekstradimi i shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Shtetasi 42 vjeçar është ekstraduar nga Italia pasi Gjykata e Posacme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg. 42 vjeçari akuzohet se ka shitur rreth 67 kg lëndë narkotike cannabis sativa, në bashkëpunim me të tjerë, gjatë periudhës 2017-2018.
Mbi 43 vjeçarin nga Shkodra rëndon vepra penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Ai akuzohet se ka bashkëpunuar për prodhimin dhe shitjen e 20 kilogramëve lëndë narkotike cannabis sativa, që u sekuestrua nga Policia, në fshatin Grudë Fushë, në vitin 2021, dhe Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Pergjithshëm Shkodër kishte vendosur masën e sigurisë arrest me burg. Ekstadimi i tij u bë nga shteti Gjerman në drejtim të Shqipërisë.
Ndërsa, nga shteti fqinj Greqia është ekstraduar shtetasi 65 vjeçar, me banim në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.
Bazuar në njoftimin e policisë, shtetasit e ekstraduar i janë dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të kryer dënimin e vendosur nga Gjykata.
Njoftimi i policisë:
Ekstradohen nga Italia, Gjermania dhe Greqia, 3 shtetas të akuzuar/dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe për mashtrim.
Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali, Gjermani dhe Greqi, me objektiv lokalizimin, vënien në pranga dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
-U ekstradua nga Italia në Shqipëri, shtetasi 42-vjeçar. Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar 42-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se në bashkëpunim gjatë periudhës 2017-2018, ka shitur rreth 67 kg lëndë narkotike cannabis sativa;
- U ekstradua nga Gjermania në Shqipëri, i shtetasit 43 vjeç, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës se Parë e Juridiksionit të Pergjithshëm Shkodër i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Ai akuzohet se ka bashkëpunuar për prodhimin dhe shitjen e 20 kilogramëve lëndë narkotike cannabis sativa, që u sekuestrua nga Policia, në fshatin Grudë Fushë, në vitin 2021.
-Ndërsa nga Greqia në Shqipëri, u ekstradua shtetasi 65 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.
Shtetasit e ekstraduar i janë dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.