Hapësire reklamuese

Aktualitet

Të akuzuar për trafik droge nga Italia, shpallen në kërkim 4 persona në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Të akuzuar për trafik droge nga Italia, shpallen në kërkim 4
 

Prej mëngjesit Policia e Shtetit është përfshirë në një aksion të përbashkët me Policinë italiane, të koduar “Car Ëash”.

Operacioni ka për qëllim lokalizimin dhe arrestimin e pjesëtarëve të një organizate kriminale për trafikim lëndësh narkotike.

Bëhet me dije se janë shpallur në kërkim shtetasit M. B., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe U. B., 36 vjeç, banues në Dibër, vëllezër, si dhe shtetasit E. P., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe B. G., 31, banues në Vlorë.

Të 4 këta shtetas akuzohen nga autoritetet në Itali, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Njoftimi i policisësë Tiranës:

Prej orëve të para të mëngjesit, strukturat e Policisë së Shtetit janë përfshirë në një operacion të përbashkët me Policinë italiane, të koduar “Car Ëash”.

Operacioni, i iniciuar dhe aktualisht në zhvillim në Itali, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e pjesëtarëve të një organizate kriminale për trafikim lëndësh narkotike.

Si rezultat i punës hetimore, shkëmbimit të informacioneve dhe veprimeve të tjera operacionale, të përbashkëta me Policinë italiane, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Car Ëash”, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. B., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe U. B., 36 vjeç, banues në Dibër, vëllezër, si dhe shtetasit E. P., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe B. G., 31, banues në Vlorë.

Të 4 këta shtetas akuzohen nga autoritetet në Itali, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Vijojnë kërkimet, kontrollet dhe veprimet e tjera operacionale, të koodinuara me Policinë e Italisë, me qëllim lokalizimin dhe vënien në pranga të 4 shtetasve të shpallur në kërkim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese