Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar zgjatje të hetimeve me tre muaj për grupin e Lart Haxhiut. Burime për media bëjnë me dije se trupa gjykuese i dha 45 ditë kohë prokurorit që të përfundojë plotësisht hetimi.
Kjo kërkesë është bërë nga prokurorit Behar Dibra, për të plotësuar mangësitë që ka në dosjen e Lart Haxhiut.
Në këtë dosje, janë marrë të pandehur Erisiano Abedini, Bujar Abedini, Lulzim Spahija, Ligor Romaçkq, Idriz Manej, Maringlen Topuzi, Bledar Berberi, Enriko Xhahysa dhe Fatjon Veliu.
Laert Haxhiu është dënuar me 18 vite burg për masakrën e Lushnjës në vitin 2017, ngjarje për të cilën më herët janë dënuar me burgim të përjetshëm bashkëpunëtoret e tij Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi.
Ndërkohë, Artan Tafani, “çelësi” i cili zbardhi vrasjet më të bujshme me pagesë në vend, për llogari të grupit të Laert Haxhiut, tregoi për vrasjen e Alban Semakut, Çajup Selimit, Albi Bashaliut, Fridmand Xhaferrajt, Lulzim Qorrit dhe Dikens Halilit.
Sipas tij, Laert Haxhiu ka paguar për disa nga vrasjet Bledar Berberin, Mariglen Topuzin dhe Firdeus Berberin.
Artan Tafani gjithashtu bëri me dije se Doloreza Musabelli, një nga prokuroret e SPAK ishte vënë në shenjestër të Haxhiut, me qëllim eleminimin fizik të saj apo qoftë dhe njerëzve të afërm të familjes. Edhe Merita Selimi ish-prokurore në Lushnjë dhe avokati i Lushnjës, Adriatik Doga, ishin në “rrethi ne kuq” të Haxhiut.