Taksisistët kanë dalë sot në protestë për të kërkuar zgjidhjen e disa problematikave të hasura në shërbimin taksi gjatë viteve të fundit.
Në një tubim paqësor të vendosur në sheshin “Nënë Tereza”, shoferët e taksive kërkojnë nga qeveria që të ndërhyjë për të rregulluar tregun, pasi rritja e mjeteve të pa licencuara, konkurrenca e pabarabartë dhe çmimi i lartë i karburanteve po ndikojnë në uljen e kushteve të jetesës për shumë taksistë si dhe nga ana tjetër po rëndojnë xhepat e qytetarëve.
“Shtimi i mjete Taksi ka rënduar shumë në përballimin e kushteve të jetesës të shumë Taksistëve. Konkurenca e pabarabartë në këtë shërbim, mjetet e pa licencuara, kriteret e punësimit, numri i lartë i mjeteve Taksi, çmimi i lartë i karburantit po ulin ndjeshëm të ardhurat e shërbimit, dhe po rëndojnë mbi qytetarët”,- thuhet në komunikatën për shtyp të sindikatës së taksistëve.
Protesta është organizuar nga Sindikata e Punonjësve të Transportit të Shqipërisë në bashkëpunim me Sindikatën e Transportit Taksi për të kthyer vëmendjen e organeve përgjegjëse drejt kësaj shoqërie.
Në komunikatën për shtyp të publikuar ato kanë rreshtuar një sërë kërkesash, ndërsa kanë paralajmëruar se në rast se ato nuk plotësohen protesta e tyre do të përshkallëzohet duke bllokuar Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
“Shprehim pakënaqësinë në protestën tonë për mosreflektimin e mungesën e përgjegjësisë dhe të dialogut nga Bashkia Tiranë që, para së gjithash është detyrim institucional dhe kushtetues. Duke i qëndruar kërkesave këmbëngulim deri në plotësimin e kërkesave të mëposhtme;
1. Respektimin e tarifave të taksimetrit, si dhe kriteret për personat që shërbejnë Taksi.
2. Të jenë në pronësi të personit Targa, pulla e Bashkisë dhe Licenca.
3. Të mënjanohen nga shërbimi, të gjitha autoveturat, që nuk janë pajisur me licencën e taksive.
4. Për të mos dëmtuar nivelin e jetesës së qytetarëve të ulet cmimi i karburantit e të stabilizohet ai në nivelet e cmimeve të trgut ndrkombëtar, dhe garantimin e cilësisë.
5. Nga organet e Qarkullimit Rrugor, Shërbimi i Taksive të trajtohen më me kujdes e përparësi.
6. Përcaktimin e numrit të licencave në shërbimin taksi, sipas numrit të banorëve”,- përfundon komunikata.
Komunikata e Sindikatës së Taksistëve:
Sindikata e Punonjësve të Transportit të Shqipërisë dhe Sindikata e Transportit Taksi së pari ju përshëndet të gjithëve për pjesëmarrjen.
SPTSH dhe Sindikata e Transportit Taksi të Shqipërisë, midis shumë dukurive të tjera, ndryshime të vrullshme e të pakontrolluara janë bërë edhe në sistemin e transportit rrugor me taksi, gjë që është rrjedhojë e shtimit të pazakontë të numrit të mjeteve të licencuara.
Në këto ndryshime e rritje, krahas mjeteve të tjerë, bie në sy veçanërisht shtimi i madh i automjeteve taksi, ajo që ka spikatur e po spikat në mënyrë të veçante është mungesa e rregullave e anarkia në qarkullimin të mjeteve, gjë që jo vetëm ka cenuar e dëmtuar shërbimin e taksive, por në mjaft raste ka shkaktuar dhe konflikte të rënda.
Shtimi i mjete Taksi ka rënduar shumë në përballimin e kushteve të jetesës të shumë Taksistëve. Konkurenca e pabarabartë në këtë shërbim, mjetet e pa licencuara, kriteret e punësimit, numri i lartë i mjeteve Taksi, çmimi i lartë i karburantit po ulin ndjeshëm të ardhurat e shërbimit, dhe po rëndojnë mbi qytetarët.
Shprehim pakënaqësinë në protestën tonë për mosreflektimin e mungesën e përgjegjësisë dhe të dialogut nga Bashkia Tiranë që, para së gjithash është detyrim institucional dhe kushtetues. Duke i qëndruar kërkesave këmbëngulim deri në plotësimin e kërkesave të mëposhtme;
1. Respektimin e tarifave të taksimetrit, si dhe kriteret për personat që shërbejnë Taksi.
2. Të jenë në pronësi të personit Targa, pulla e Bashkisë dhe Licenca.
3. Të mënjanohen nga shërbimi, të gjitha autoveturat, që nuk janë pajisur me licencën e taksive.
4. Për të mos dëmtuar nivelin e jetesës së qytetarëve të ulet cmimi i karburantit e të stabilizohet ai në nivelet e cmimeve të trgut ndrkombëtar, dhe garantimin e cilësisë.
5. Nga organet e Qarkullimit Rrugor, Shërbimi i Taksive të trajtohen më me kujdes e përparësi.
6. Përcaktimin e numrit të licencave në shërbimin taksi, sipas numrit të banorëve.