Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Surprizat e motit, zbuloni kur do të fillojnë të rriten temperaturat

Shkruar nga Newsbomb
Surprizat e motit, zbuloni kur do të fillojnë të rriten
Foto ilustruese

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa temperaturat do rriten nga e enjta.

Meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit për ditët në vijim dhe foli për reshjet gjatë ditës së sotme ku tha se edhe nëser do kemi mot të paqëndrueshëm me shi dhe i ftohtë.

“Dita e sotme ka nisur nën mbizotërimin e vranësirave, duke sjellë momente me reshje shiu, të cilat janë me karakter lokal dhe do të shoqërohen me një mot të paqëndrueshëm gjatë këtij 24-orëshi”, tha Osmani.

Ai theksoi gjithashtu se për të martën, do të kemi vranësira të shumta dhe mundësi për reshje shiu në orët e para të mëngjesit dhe mesditës, ku pasdite reshjet do të spostohen në zonat jugore.

“Mund të kemi shfaqje të borës në zonat veriore dhe juglindore. Kjo vjen si pasojë e rënies së temperaturave të ajrit. Të mërkurën, moti do të përmirësohet, por temperaturat do të ulen deri në -2 gradë Celsius në veri-lindje të vendit, ndërsa në mesditë do të arrijnë deri në 15 gradë Celsius”, - përmendi ai.

Ai e mbylli duke thënë se pa kësaj jave do futemi në periudhën ku moti do përmirësohet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese