Hapësire reklamuese


Aktualitet

Supermilionerët e Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi jep "OK", gjyqtarët me rrogë 7.7 milionë lekë në muaj

Shkruar nga Newsbomb
Supermilionerët e Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi jep "OK",
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të kenë shumë shpejt një pagë të re mujore. Pas diskutimeve dhe kontestimeve nga vetë deputetët, në seancën e fundit plenare dje është miratuar projektligji për rritjen e pagave.

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese do të marrin një pagë mujore sa 96% e pagës së Presidentit, plus 58 % shtesa për shkak "të natyrës së veçantë të punës", duke arritur në nivelin e 644 mijë lekëve të reja, ose 6.4 milionë lekë të vjetra.

Ndërkohë, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese me ndryshimet e reja ka një pagë edhe më të lartë se gjyqtarët e tjetër, duke arritur në 773 mijë lekë të reja ose 7.7 milionë lekë të vjetra.

Projektligji “Për organizmin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” mori në total 74 vota "PRO", ndërsa në sy ra vota e deputetit socialist Fatmir Xhafaj i cili votoi kundër. Edhe më herët, ai e ka quajtur të pakuptimtë këtë rritje kaq të lartë të pagës së gjyqtarëve kushtetues.

Sipas tij, një anëtarë ose më saktë gjyqtar i thjeshtë i Gjykatës Kushtetuese do të marrë 6.4 milionë lekë në muaj, ndërsa një gjyqtar i Gjykatës së Posaçme që merret nga mëngjesi në darkë me krimin e organizuar dhe korrupsionin, merr sot 3.7 milionë lekë në muaj.

Fatmir Xhafaj nuk ka qenë kundër rritjes së pagës së trupës së Gjykatës Kushtetuese, por e ka konsideruar të pakuptimtë skemën për këtë rritje page që krijon dallime kaq të mëdha në sistemin gjyqësor.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese