Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sunak e thërret me urgjencë në Britani, David Cameron detyrohet të anulojë takimin me Bajram Begajn

Shkruar nga Newsbomb
Sunak e thërret me urgjencë në Britani, David Cameron detyrohet
David Cameron dhe Rishi Sunak

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, preku tokën shqiptare paraditen e kësaj të mërkure, ku u prit nga ministri i Jashtëm Igli Hasani.

Por, si duket kjo vizitë e Cameron në Shqipëri përfundoi shumë shpejt pasi kryeministri Rishi Sunak e thërriti me urgjencë në Britani.

Pavarësisht se në agjendën e sekretarit ishte parashikuar që pas konferencës me kryeministri Rama të zhvillonte një takim me presidentin Bajram Begaj dhe me ministrin e Jashtëm, Igli Hasanin, kjo nuk ndodhi.

Sipas mediave britanike Cameron është thirrur me urgjencë nga kryeministri Sunak, i cili ka njoftuar një mbledhje emergjente të qeverisë.

“Sekretari i Jashtëm David Cameron ka ndërprerë udhëtimin e tij në Shqipëri për të marrë pjesë në takimin urgjent të sotëm pasdite që pritet rreth orës 16:00”, thuhet në artikullin e Independent.

Kjo mbledhje e qeverisë lidhet me kërkesën e opozitës britanike për zgjehdje të parakohshme. Vetë kryeministri Sunak tha më herët se: “Do të ketë zgjedhje të përgjithshme në gjysmën e dytë të këtij viti”.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese