Hapësire reklamuese

Aktualitet

Studentët shqiptarë që po trajnohen në shkollën amerikane në Tiranë, ambasada: Mbështetje për tranzicionin ekonomik në teknologji

Shkruar nga Newsbomb
Studentët shqiptarë që po trajnohen në shkollën
Pamje nga takimi i David Wisner në shkollën e Shkencave Kompjuterike "Holberton" në Shqipëri

Ambasada amerikane ka deklaruar se shkolla e Shkencave Komputerike "Holberton" në Shqipëri po trajnon gjeneratën e ardhshme të studentëve shqiptarë, që do t’i shërbejnë zhvillimit të sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në vend.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Facebook, ambasada tregon se për të parë nga afër këto zhvillime, në këtë shkollë ka qenë i pranishëm i ngarkuari me Punë i SHBA-së, David Wisner, i cili vlerësoi kontributin e kompanive amerikane, të cilat po kontribuojnë në zgjerimin e mundësive të biznesit në Shqipëri.

Gjithashtu, ambasada thekson se Holderton dhe shumë kompani të tjera amerikane po rrisin vlerën e punonjësve shqiptarë duke u ofruar pagë më të mirë si dhe kthimin e profesionistëve të larguar në Shqipëri.

I Ngarkuari me Punë David Wisner u takua dje me studentë, ish-studentë dhe drejtues të Shkollës së Shkencave Kompjuterike Holberton për të parë nga afër se si shkolla po trajnon gjeneratën e ardhshme të profesionistëve të IT dhe po kontribuon në ekosistemin e Shqipërisë për zhvillimin e sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

“Z. Wisner dëgjoi me kënaqësi se studentët e Holberton punësohen plotësisht pas diplomimit, si një shembull i shkëlqyer se si kompanitë amerikane po ndihmojnë në zgjerimin e mundësive të biznesit në Shqipëri, duke mundësuar punë me pagesë më të lartë për të rinjtë shqiptarë dhe duke kontribuar në kthimin e profesionistëve në vend. Presim me kënaqësi të punojmë me Holberton dhe kompani të tjera amerikane për të mbështetur tranzicionin ekonomik të Shqipërisë në teknologji”,- thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.

Shkolla e trajnimit për edukimin IT “Holberton”, e themeluar në Silicon Valley, hapi kampusin e saj në Shqipëri dy vjet më parë dhe po pajis të rinjtë shqiptarë me aftësi të kërkuara nga një mjedis biznesi që ndryshon me shpejtësi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese