Hapësire reklamuese


Aktualitet

Strehoi në banesën e tij 22 emigrantë për t’i kaluar ilegalisht, arrestohet 44-vjeçari, në kërkim tre persona nga Kosova

Shkruar nga Newsbomb
Strehoi në banesën e tij 22 emigrantë për t’i kaluar
Foto arkivë

Ka rënë në prangat e policisë një 44-vjeçar banues në fshatin Boriç i Madh pasi kishte strehuar në banesën e tij, 22 shtetas nga Vendet e Treta, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim një 36 vjeç, 37 vjeç dhe 39 vjeç, të tre  banues në Gjilan, Kosovë, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale. Në përfudnim është sekuestruar një automjet tip “Benz” me targa kosovare, që dyshohet se do përdorej për transportimin e emigrantëve.

Njoftimi i policisë:

""Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, operacioni policor i koduar “Danubi 9”, për goditjen e një rasti të tentativës për dhënie ndihmë emigrantëve nga Vendet e Treta, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Arrestohet në flagrancë një 44-vjeçar,  Abdyl Likaj pasi kishte strehuar në banesën e tij, 22 shtetas nga Vendet e Treta, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 shtetas kosovarë, bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale. Sekuestrohet automjeti me targa kosovare, me të cilin do të transportoheshin emigrantët.

Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi 44 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh. Ky shtetas kishte strehuar në banesën e tij, 22 shtetas nga Vendet e Treta, të cilët do t’i ndihmonte, kundrejt pagesës, që të kalonin ilegalisht kufirin.

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit: 36 vjeç, 37 vjeç dhe 39 vjeç, të tre  banues në Gjilan, Kosovë, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Benz” me targa kosovare, që dyshohet se do përdorej për transportimin e emigrantëve."

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese